
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev ka mohuar që shënjestër rre sulmit të pak ditëve më parë të ishin Zelensky dhe kryeministri grek.
Dmitry Medvedev tha se “Moska do të kishte goditur objektivin e saj nëse ai do të ishte objektivi dhe është e qartë për të gjithë se nuk kishte asnjë sulm të planifikuar në autokolona“.
“Është e qartë për të gjithë. Dhe se nuk pati asnjë goditje kundër kolonës në Odessa. Dhe nëse do të ishte një qëllim, ne do ta arrinim atë”, ka shkruar Medvedev në kanalin e tij Telegram.
Më herët, një këshilltar i presidencës ukrainase deklaroi se nuk mund të përjashtohet që sulmi me raketa ruse në portin e Odessas të kishte për qëllim misionet e Volodymyr Zelensky ose kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
“Në fakt ishte më pak se 500 metra larg nesh. Çfarë ishte kjo?… Nuk mund të përjashtoni që po shkonte në misionin e presidentit tim ose në misionin e një mysafiri të huaj”, tha Ihor Zovkva, një këshilltar i lartë diplomatik ukrainas, në një intervistë për CNN Live.
Lini një Përgjigje