TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2023, 14:55

Pas komenteve kërcënuese të Putinit, Polonia thërret në takim urgjent ambasadorin rus: Të ndalohet retorika përshkallëzuese

Shkruar nga Pamfleti

Pas komenteve kërcënuese të Putinit, Polonia thërret në

Ministria e Jashtme e Polonisë pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thirrur në bisedë “urgjente” ambasadorin rus, për të protestuar ndaj komenteve kërcënuese.

Udhëheqësi rus të premten akuzoi Poloninë për ambicie territoriale në Ukrainën perëndimore, një pohim i përsëritur shpesh nga Rusia, si dhe nga Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Moskës, të cilën Putin më 21 korrik premtoi se do ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, raporton AFP.

Gjatë një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare ruse, Putin pohoi, po ashtu, se territoret perëndimore polake ishin “dhuratë” e bërë pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-udhëheqësi sovjetik, Joseph Stalin.

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka thënë se ambasadori rus është ftuar në bisedë pas “deklaratave provokuese nga presidenti rus, Vladimir Putin, si dhe pas kërcënimeve dhe veprimeve të tjera jomiqësore nga Federata Ruse karshi Polonisë dhe aleatëve tanë”.

Takimi ishte shumë i shkurtër. Kufijtë ndërmjet vendeve janë absolutisht të paprekshëm, dhe Polonia kundërshton çfarëdolloj ndryshimi të tyre”, deklaroi Jablonski.

polonia ambasadori rus retorika

Lini një Përgjigje