
“Këtu kemi një grua të re. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës nëse e thua, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je.”
Këto ishin fjalët e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke iu drejtuar kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në kuadër të samitit të paqes në Lindjen e Mesme.
Donald Trump, gjatë deklaratës së tij publike në samitin e paqes në Gaza të mbajtur në Charl El Sheikh, e ndërpreu fjalimin e tij për të lavdëruar unitetin e kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Kryeministrja italiane u habit dhe reagoi me një buzëqeshje dhe një tundje të lehtë të kokës për t'iu përgjigjur "jo" pyetjes dhe më pas një "faleminderit".
Trump calls Italian Prime Minister Meloni "beautiful" and says calling a woman beautiful in the U.S. is the "end of your political career."
— Daily Wire (@realDailyWire) October 13, 2025
"I'll take my chances."???? pic.twitter.com/nNdpaIhfd9
Lini një Përgjigje