TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 21:09

Erdogan “ngacmon” Melonin në Sharm el-Sheikh: Je në formë, por duhet të lësh duhanin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan “ngacmon” Melonin në Sharm el-Sheikh: Je në

Në një bisedë të shkurtër dhe të paparalajmëruar në korridoret e samitit për paqen në Gaza, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u kthye me një batutë që shkaktoi të qeshura, por edhe pak siklet, mes liderëve të pranishëm.

Sapo pa kryeministren italiane Giorgia Meloni, Erdogan i drejtohet me një kompliment me nuancë thumbuese: “Je në formë... por duhet të të bind të lësh cigaren.”

Meloni reagoi me një buzëqeshje dhe e pranoi pa komplekse: “E di, e di... por nuk jam ende gati.”

Në bisedë u përfshi edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shpërtheu në të qeshura dhe i shtoi me humor: “Ende ke kohë!”

 

Lini një Përgjigje