
Përkeqësohet sërish shëndeti i Papa Franceskut.
Papa ka pasur dy episode të "dështimit akut të frymëmarrjes", ka thënë Vatikani.
88-vjeçari ndodhet në spital që prej 14 shkurtit me një infeksion të rëndë respirator që shkaktoi komplikime të tjera.
Burimet e Vatikanit shtuan se "ka qenë një ditë tjetër e vështirë" dhe "gjendja e Papës është ende komplekse".
Në deklaratë thuhet: “Sot, Ati i Shenjtë prezantoi dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes, të shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e bronkospazmës.
Prandaj janë bërë dy bronkoskopi me nevojën e aspirimit të sekrecioneve të bollshme. Pasdite rifilloi ventilimi mekanik joinvaziv, Ati i Shenjtë ka qëndruar gjithmonë vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues. Prognoza mbetet e rezervuar"
Lini një Përgjigje