TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2025, 19:17

“S’do të durojmë gjatë”/ Pas “shuplakës” së Trump, Zelensky ndryshon qëndrim: Ne varemi te mbështetja e SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti

“S’do të durojmë gjatë”/ Pas

Ky reagim, ndryshe nga ai i pak orëve më parë ku thoshte se; “fundi i luftës është ende larg”, erdhi menjëherë pas “shuplakës” së Donald Trump, i cili në rrjetin tij social e quajti skandaloze deklaratën e ukrainasit.

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një kthesë 180 gradë duke thënë se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë.

Ky reagim, ndryshe nga ai i pak orëve më parë ku thoshte se; “fundi i luftës është ende larg”, erdhi menjëherë pas “shuplakës” së Donald Trump, i cili në rrjetin tij social e quajti skandaloze deklaratën e ukrainasit.

Zelensky deklaroi se po vazhdon punën me partnerët Amerikën dhe Evropian, duke shtuar se ata kanë nevojë për SHBA-në.

"Ne vazhdojmë punën tonë me partnerët. Ne kemi pasur tashmë bisedime dhe hapa të tjerë që do të vijnë së shpejti. Është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi ta bëjmë diplomacinë tonë vërtet thelbësore për t'i dhënë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë dhe ukrainasit e duan më së shumti sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne po llogarisim në mbështetjen e Amerikës në rrugën drejt paqes. Ne humbasim njerëzit tanë, duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai në një deklaratë.

Lini një Përgjigje