
Këto komente duket se nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit amerikan Donald Trump.
Marrëveshja për t'i dhënë fund luftës është ende "shumë, shumë larg", tha Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ai pret të vazhdojë të marrë mbështetjen e SHBA, pavarësisht grindjes së tij publike me Donald Trump javën e kaluar.
"Unë mendoj se marrëdhënia jonë (me SHBA) do të vazhdojë, sepse është më shumë se një marrëdhënie e rastësishme", tha presidenti ukrainas.
Duke folur para se të largohej nga Londra dje, Zelensky tha se beson se Ukraina "ka një partneritet mjaft të fortë" me SHBA-në për të vazhduar rrjedhjen e ndihmës nga Uashingtoni në Kiev.
Këto komente duket se nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka reaguar i irrituar në rrjetin e tij social “TruthSocial”, duke e quajtur deklaratën e ukrainasit, si më të keqen të mundshme.
Ai theksoi se SHBA nuk do ta durojë për shumë gjatë sjelljen e Zelenskyt, teksa shtoi se presidenti ukrainas nuk do ta përfundojë luftën për aq kohë ndjen se ka ndihmën e Europës dhe SHBA-së.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelensky, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në – ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme që është bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, shkroi Trump.
Lini një Përgjigje