TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2025, 11:00

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani jep detajet për Atin e Shenjtë

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani jep detajet për
Papa Françesku

Papa Françesku vijon që të qëndrojë i shtruar në spital. Ai kaloi në klinikën Gemelli natën e dhjetë.

Sipas asaj që bën me dije Vatikani deri më tani edhe pse gjendja vijon kritike, Ati i Shenjtë nuk ka pësuar më kriza në frymëmarrje.

“Nata kaloi mirë. Papa fjeti dhe tashmë po pushon”, thuhej në një deklaratë të Zyrës për Shtyp të Vatikanit.

Papa Françesku ka marrë transfuzione gjaku për të rritur nivelet e hemoglobinës. Disa analiza zbuluan se ka edhe një insufiçiencë të lehtë renale, diçka që po mbahet nën kontroll.

Të dielën, Papa mori pjesë në Meshën e Shenjtë në apartamentin e tij në Spitalin Gemelli dhe ka qenë nën kontrollin e doktorëve dhe infermierëve që po merren me trajtimin e tij.

Lini një Përgjigje