
Panik në Berlin, ndërsa në orët e vona të pasdites së sotme, një person është goditur me thikë në lagjen Mitte, duke mbetur i plagosur rëndë.
Sulmi ndodhi mes ambasadës amerikane dhe Memorialit të Holokaustit. Gjithashtu raportohet për të lënduar të tjerë, por informacionet janë ende të fragmentuara.
Policia ka ndërhyrë me disa patrulla duke izoluar zonën. Në vendngjarje ndodheshin edhe ambulancat. Sipas Bild, aktualisht nuk ka asnjë lidhje të dukshme midis incidentit dhe ambasadës amerikane dhe memorialit të Holokaustit.
Megjithatë, vetëm pak orë më parë, autoritetet gjermane arrestuan një 18-vjeçar të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës izraelite në kryeqytetin gjerman.
Burri, me origjinë nga Çeçenia, u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Berlinit teksa po përpiqej të largohej nga vendi.
BREAKING NIUS: Messerangriff zwischen Holocaust-Mahnmal und US-Botschaft in Berlin. Mehrere Verletzte, einer schwer. Alle Details gleich auf https://t.co/zq98tHM9cB pic.twitter.com/XkrinQLuwJ
— Julian Reichelt (@jreichelt) February 21, 2025
Lini një Përgjigje