TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2024, 13:06

Pamje apokaliptike nga Uragani Milton në Florida, banorët: Ishte sikur një shkëmb ra nga qielli mbi shtëpitë tona (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje apokaliptike nga Uragani Milton në Florida, banorët: Ishte sikur
Uragani Milton

Autoritetet në Florida janë në pritje të zbardhje së dritës (6 orë pas Tiranës)për të përcaktuar shkallën e dëmeve nga uragani Milton,  ndërkohë që vazhdimisht ka paralajmërime se rreziku nuk ka kaluar dhe se përmbytjet do të pasojnë.  

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së raporton se uragani Milton ka përfunduar tranzitin e tij në Florida dhe është larguar nga bregu lindor i shtetit. Megjithatë, qendra paralajmëron se ajo është ende duke prodhuar "erëra me forcë uragani dhe reshje të dendura shiu në Florida".

Në një përditësim të mëparshëm, qendra tha se Milton kishte ende një shpejtësi të qëndrueshme të erës prej 85 mph (140 kph). Rreth 3 milionë klientë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike dhe ka raporte për viktima ndërsa operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit kanë nisur.

Dëshmitë nga vendet ku kaloi uragani janë tronditëse, me frikën e autoriteteve se do të ketë shumë operacione rikuperimi dhe jo shpëtimi.

"Do të kërkojmë njerëz të vdekur", tha shefi i policisë së qytetit Bradenton, Florida për BBC.

Një tjetër banor i Floridës thotë se uragani Milton është "ndoshta stuhia më e fortë dhe më e fuqishme" që ai ka parë në 25 vitet e tij atje.

 

Phil Peachey, i cili jeton në Orlando, i tha BBC Breakfast se situata në qytet është "me të vërtetë e frikshme".

"Nuk kam parë kurrë pemë të përkulen kaq shumë," tha ai.

Ndërsa Doug Anderson, një banor i Lakewood Park në këtë qark, e përshkroi tornadon e shkaktuar nga Milton si duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Dukej sikur dikush kishte rënë një shkëmb nga qielli dhe kishte rrafshuar gjithë shtëpitë”, tha ai.

Ai ka treguar se ka parë shumë persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale nga tornado kanë qenë të mëdha.

 

uragani milton

Lini një Përgjigje