TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 21:45

Pamje apokaliptike në Gaza, sulmet e shumta me raketa 'kthejnë natën në ditë' (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pamje apokaliptike në Gaza, sulmet e shumta me raketa 'kthejnë

Sulmet me raketa dhe përplasjet e armatosura mes të dyja palëve kanë qenë konstante, ndërsa tensionet mbeten të larta. Raportohet se nga sulmet e vazhdueshme të militantëve palestinezë ka pasur mbi 600 viktima në Izrael, më shumë se 2000 të plagosur, ndërsa ka edhe persona të zhdukur.

Pamje apokaliptike në Gaza, sulmet e shumta me raketa 'kthejnë

Sakaq, në anën tjetër dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në Gaza ndërsa Forcat e Mbrojtjes izraelite vazhdojnë të synojnë pozicionet e Hamasit në rajon, tha të dielën Agjencia e Kombeve të Bashkuara. Mësohet se të paktën 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë dhe 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Pamje apokaliptike në Gaza, sulmet e shumta me raketa 'kthejnë

Ndërprerjet e energjisë elektrike në territor përbëjnë po ashtu “një sfidë të madhe për sektorin mjekësor”, tha ministria, duke kërcënuar jetën e qindra të tjerëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

gaza sulmet

Lini një Përgjigje