
Ministri i Jashtëm Italian dhe njëkohësisht kreu i Forca Italia, Antonio Tajani deklaroi këtë të martë se marrëveshja e arritur mes Romës dhe Tiranës, për të ndërtuar një kamp emigrantësh në Shqipëri, nuk mund të krahasohet me idenë e Britanisë për të dërguar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës.
Tajani theksoi se në rastin e Italisë kërkesat për Azil nuk do të menaxhohen nga një vend I tretë, i si Shqipëria, por do të menaxhohen nga vetë Italia.
“Vlen të theksohet se ky protokoll nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dher Ruandës. Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil nga një vend i tretë dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuar ndërkombëtarisht. Diçka e tillë është riafirmuar disa here edhe në Protokoll dhe në marrëveshjen e nënshkruar”, tha ai.
Duke folur nga parlamenti , Antonio Tajani deklaroi se qeveria do të paraqesë në kohën e duhur në parlament një projekt ligj ratifikimi, në të cilin janë rregullat dhe ndarjet e nevojshme për zbatimin e protokollit.
“Shqipëria do të Anëtarësohet së shpejti në Bashkimin Europian dhe është pjesë e Këshillit të Europës. Përjashtimet janë të pamundura. Protokolli i marrëveshjes Shqipëri – Itali është një pjesë e rendësishme në strategjinë e përgjithshme të qeverisë tone në skenën ndërkombëtare”, tha ai.
Lini një Përgjigje