TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2023, 22:22

“T’i lëmë të vdesim”/ Sunakut i plas skandali, sugjeroi masë ekstreme për pacientët me Covid-19

Shkruar nga Pamfleti

“T’i lëmë të vdesim”/ Sunakut i plas skandali,

Kryeministri britanik Rishi Sunak raportohet të ketë thënë në një takim me dyer të mbyllura gjatë pandemisë së koronavirusit se qeveria Johnson duhet "t'i lërë njerëzit të vdesin në vend që të vendosë një bllokim të dytë”.

Kjo deklaratë, e cila iu bë e ditur komitetit që studion menaxhimin e pandemisë, rezulton nga një shënim i bërë në ditarin e tij më 25 tetor 2020, nga këshilltari kryesor shkencor i qeverisë në atë kohë, Patrick Vallance. Sunak ishte ministër i financave në atë kohë.

Konkretisht, Vallance shkroi në ditarin e tij se këshilltari më i lartë i Johnson, Dominic Cummings, kishte thënë se gjatë diskutimit Rishi Sunak mendonte se duhet t'i lëmë njerëzit të vdesin dhe se kjo është diçka në rregull. E gjithë kjo duket si një mungesë e plotë lidershipi.

Një zëdhënës i Sunak, komentoi pas zbulimit se të gjitha detajet e asaj periudhe po hetohen dhe për këtë arsye kryeministri "nuk do t'i përgjigjet secilit pjesë-pjesë".

Hetimi në fjalë shqyrton përgjigjen e qeverisë britanike ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë të paktën 220,000 njerëz në vend. Hulumtimi pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2026.

rishi sunak pandemia e covid

Lini një Përgjigje