TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2023, 22:08

Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është “afër”

Shkruar nga Pamfleti

Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se beson se marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është afër mes raporteve të mediave për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.

I pyetur nga gazetarët gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë nëse një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, Biden tha se ai beson se do të ndodhë së shpejti.

Megjithatë, Biden nuk dha detaje të mëtejshme, duke theksuar se “nuk është i përgatitur për të folur”.

Të shtunën, ‘Washington Post’ raportoi se Izraeli, SHBA-ja dhe Hamasi kanë ra dakord për një marrëveshje paraprake për të liruar dhjetëra pengje në këmbim të një pauze 5-ditore.

“Ne ende nuk kemi arritur një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje”, shkroi në platformën sociale X zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Të dielën, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Al-Thani, tha se një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është e afërt.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 pengje pas ofensivës ndërkufitare më 7 tetor. Grupi palestinez thotë se është gati të lirojë pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

joe biden marëveshja izrael-hamas

Lini një Përgjigje