Kampi i refugjatëve do të jetë një lloj burgu. Aty do të ketë kulla kontrolli për monitorim nga larg. Ndërsa vendi kudo të qëndrojë personeli i sigurisë do të jetë i veçuar.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga kampi ku do të strehohen refugjatët në Gjadër. Sipas tyre, do të jetë një kamp i rrethuar me tela me gjemba, ku do të ketë ambiente akomondimi të ngritura me panele të gatshme. Në krah të tij do të jetë një strukturë ku do të qëndrojnë forcat e sigurisë: Karabinierët, ushtarakët, policia dhe çdo personel i sigurisë.
Sipas “il Gazzettino”, Inxhinierët e Brigadës së Zjarrfikësve ka bërë gati projektim e kampit. Do të jetë një strukturë rrethore, e përbërë nga module që montohen dhe hiqen lehtë.
“Një kamp në formë rrethi, me disa ‘mure’ rrethuese. Projektuar me një objektiv të saktë: të kufizojë çdo formë kontakti midis agjentëve në detyrë në objekt dhe migrantëve. Qëllimi është të parandalohet çdo episod dhune brenda territorit shqiptar, akte të cilat duhet të trajtohen ekskluzivisht nga forcat policore dhe ushtarake italiane. Dosja ndodhet prej javësh në Ministrinë e Brendshme, në tavolinën e ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi”, thekson media italiane.
Sipas saj, projekti ka qenë gati, pasi fillimisht ishte hartuar për qendrat e grumbullimit të emigrantëve në Itali. “Qeveria premtoi të ndërtonte 20 qendra verën e kaluar për të frenuar urgjencën e refugjatëve. Pastaj gjërat shkuan ndryshe. Në fund të shtatorit, kryeministrja Meloni ndryshoi drejtimin e planit: nuk ishte më përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme, por e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Inxhinierët Ushtarakë do të duhej të ndërtonin qendrat për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.
Struktura rrethore e projektuar nga Brigada e Zjarrfikësve do të përbëhet nga disa module të parafabrikuara të montuara së bashku. Dhomat dhe ambientet e banimit brenda do të jenë të blinduara dhe të rrethuara me mure prej materiali rezistent, siç parashikohet nga projekti i Ministrisë së Brendshme dhe ka të ngjarë që protestat e zhurmshme të opozitës dhe OJQ-ve kundër "burgosjes" brenda CPR-ve, do të të përqendrohen këtu”, theksohet më tej.
Me pak fjalë do të jetë një lloj burgu. Aty do të ketë kulla kontrolli për monitorim nga larg. Ndërsa vendi kudo të qëndrojë personeli i sigurisë do të jetë i veçuar.
“Kjo shpjegon edhe strukturat e ngritura - kullat e kontrollit - të cilat do të lejojnë personelin e sigurisë italiane të monitorojë situatën brenda. “E pamë në CPR-të italiane, rreziku i revoltave është real”, shpjegon një zyrtar që po ndjek dosjen”, thuhet më tej.
Por media jep dhe alarmin se mund të ketë skenarë dhunë dhe kaosi në territorin tonë. Sipas saj, një pjesë e madhe e refugjatëve janë persona me rekorde kriminale.
“Në këto qendra do të vendosen emigrantët me precedentë penalë ose që janë recidivistë dhe të dhunshëm. Për këtë arsye qendrat, përfshirë atë në Shqipëri, ngrihen në zona të izoluara, të rrethuara nga forcat e policisë (në këtë rast, jashtë, agjentët shqiptarë do të garantojnë sigurinë). Dhe për të njëjtën arsye qeveria sapo ka ashpërsuar dënimet, në paketën e re të sigurisë, për ata që nxisin ose udhëheqin një revoltë brenda CPR”, vijohet më tej.
Pra, edhe pse kryeministri Edi Rama deklaron se refugjatë nuk do kenë asnjë kontakt me banorët e zonës, rreziku i tensioneve mbetet. Dhe nëse ka tensione jashtë gardhit, duhet të hyjë në lojë policia shqiptare. /Pamfleti
Lini një Përgjigje