TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2023, 17:22

Pas SHBA edhe Franca “qetëson ujërat” me Kinën, Macron dhe Xi Jinping diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA edhe Franca “qetëson ujërat” me Kinën,

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti kinez Xi Jinping diskutuan të hënën për krizën në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

Të dy liderët shkëmbyen mendime mbi luftën në Rripin e Gazës, ndërsa Macron prezantoi përpjekjet e vendit të tij për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Ai gjithashtu e informoi presidentin kinez për iniciativat e Francës që synojnë paqen dhe sigurinë në rajon, luftën kundër organizatave terroriste, dhënien e ndihmës për civilët e Gazës dhe nisjen e një procesi që synon krijimin e dy shteteve në rajon.

Lufta në Ukrainë

Presidenti francez shprehu gjithashtu mbështetjen e Francës për Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, por edhe shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut.

Presidenti francez, siç thuhet në njoftim, u kërkoi autoriteteve kineze të ruajnë kanalet e dialogut me Kievin.

Kina zotohet të reduktojë përdorimin e karburanteve fosile

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu çështjen e ngrohjes globale dhe sipas Elysee, Kina u zotua të mos financojë më impiantet e eksportit të qymyrit jashtë vendit dhe të vazhdojë me reduktimin gradual të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në territorin e saj.

Më në fund, përpara 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, të dy presidentët ranë dakord të ruajnë vrullin e krijuar pas vizitës së fundit të Macron në Pekin.

xi jinping emmanuel macron

Lini një Përgjigje