TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2023, 19:27

Bombardimi i spitalit të Indonezisë në Gaza, OBSH: Sulmet ndaj strukturave të kujdesit shëndetësor, të papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimi i spitalit të Indonezisë në Gaza, OBSH: Sulmet ndaj

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar sulmin në spitalin indonezian në Gaza, ku u vranë 12 persona, përfshirë dhe pacientë të cilët po merrnin ndihmë mjekësore në të.

Me anë të një postim në X , Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros dënoi sulmin, teksa e quajti atë një akt të tmerrshëm.

“OBSH është e tmerruar nga një sulm në Spitalin Indonezian në #Gaza , që thuhet se rezultoi në 12 vdekje, përfshirë pacientë, dhe dhjetëra lëndime, duke përfshirë ato kritike dhe kërcënuese për jetën. Punonjësit shëndetësorë dhe civilët nuk duhet të ekspozohen kurrë ndaj një tmerri të tillë, dhe veçanërisht gjatë qëndrimit në spital”, shkruan ai.

Izraeli tha të hënën se po i përgjigjej zjarrit të armikut që synonte trupat e tyre nga brenda spitalit dhe se, si kundërpërgjigje, trupat IDF shenjës truan drejtpërdrejt burimin specifik të zjarrit të armikut. Asnjë predhë nuk u qëllua drejt spitalit.

Dymbëdhjetë persona vdiqën pasi zjarri i tankeve izraelite goditi Spitalin Indonezian në Gazën veriore, thanë autoritetet shëndetësore në brezin e drejtuar nga Hamasi më herët të hënën. Ndër të vdekurit janë pacientë që po trajtoheshin në spital dhe një anëtar i stafit mjekësor, thanë zyrtarët shëndetësorë.

gaza obsh bomardimet

Lini një Përgjigje