
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sërish Izraelin, duke e quajtur atë një shtet terrorist dhe të “çmendur”.
"Turqia është i vetmi vend që Izraeli nuk mund ta quajë "anti-semitik" sado të përpiqet," tha presidenti turk pas mbledhjes së kabinetit, duke shtuar se ne nuk kemi asnjë borxh ndaj Izraelit, por ata që kanë borxhe ndaj hebrenjve nuk munden as të përdorin fjalën “armëpushim”.
“Qeveria izraelite është në një gjendje çmendurie, duke u mburrur për masakrën e grave shtatzëna dhe foshnjave të palindura. Bombardimi i foshnjave, goja e të cilëve kërkon qumësht nuk është luftë. Shiu i plumbave kundër civilëve quhet barbari, grabitje dhe terrorizëm shtetëror”, theksoi ai.
Erdogan vuri në dukje se Turqia qëndron në krah të të shtypurve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë saj.
“Dhimbja e të shtypurve në Palestinë është edhe e jona. Ne kemi dërguar gjithsej 800 tonë ndihma humanitare në rajon. Izraeli jo vetëm që po vret popullin e Gazës duke i ndërprerë ujin, karburantin, energjinë elektrike dhe komunikimin, por po përpiqet të thyejë vendosmërinë e rezistencës duke bombarduar spitalet. Ndërkohë kemi nisur nismën për transportin e pacientëve me kancer në vendin tonë. Në vendin tonë kemi sjellë 88 pacientë dhe 61 shoqërues”, tha Erdogan.
Në të njëjtën kohë, duke përsëritur akuzat për terrorizëm të ushtruara nga Izraeli, ai tha se spitalet janë bërë simboli i Tel Avivit.
Lini një Përgjigje