
Organizata Mjekët pa Kufij, kanë thënë se një nga klinikat e saj është sulmuar në qytetin e Gazës këtë mëngjes. Në një varg postimesh në X, organizata deklaroi se makinat e parkuar para godinës ishin shkatërruar tërësisht.
Më tej thuhej se gjatë sulmit, brenda klinikes ndodheshin 50 anëtarë të stafit të saj, po ende nuk informacion lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
"Në qytetin e Gazës, klinika jonë u sulmua sot në mëngjes. Kolegët tanë panë që një mur ishte shembur dhe një pjesë e ndërtesës ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa luftime të ashpra u zhvilluan përreth. Një tank izraelit u pa në rrugë. Katër makina të MSF-së u dogjën. Një makinë e pestë, e parkuar matanë rrugës, u thye në dy pjesë sikur të ishte shtypur nga një automjet i rëndë ose një tank. Të gjitha makinat dhe klinika ishin të identifikuara qartë me logon e MSF. Mbi 50 persona të tjerë, përfshirë stafin e MSF-së, janë në ndërtesat aty pranë, me një person të plagosur që ka nevojë për kujdes mjekësor”, tha MSF.
In #Gaza City, our clinic came under fire this morning. Our colleagues saw that a wall was torn down and part of the building was engulfed by fire, as heavy fighting took place all around it. An Israeli tank was seen in the street.
— MSF International (@MSF) November 20, 2023
Lini një Përgjigje