TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2023, 19:45

Edhe Shkupi si Tirana/ Kaos dhe tensione në Parlamentin maqedonas, sulmohet nënkryetari

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Shkupi si Tirana/ Kaos dhe tensione në Parlamentin maqedonas, sulmohet

Maqedonia e Veriut duket se ka vendosur të ndjek të njëjtin shembull si Shqipëria të modelit të të bërit politikë. Teksa tek ne opozita ndez tymuese, bllokon seancat, në Shkup nuk kanë mugur përplasjet fizike.

Dy deputetë të ‘Levicës’, opozitës, Dimitar Apasiev dhe Kërmov, kanë thyer kompjuterin e zv/kryetarit të Kuvendit, Goran Misovski dhe më shkuan drejt tij duke e gjuajtur me letra e amendamenteve të cilat Levica i kishte dorëzuar për ndryshimet në Rregulloren.

Incidentin pasoi pasi 87 deputetet opozitarë nuk e pranuan kërkesën e Levicës që të hiqet Rregullorja nga rendi i ditës. Kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferi njoftoi ndërprerjen të seancës, shkruajnë mediat maqedonase.

maqedonia e veriut kuvend

Lini një Përgjigje