
Zëdhënësi ushtarak izraelit ka lajmëruar se 13 pengje të Hamasit do të lirohen të shtunën, ndërsa si këmbim Izraeli do të lirojë 39 të burgosur palestinezë.
Shifrat janë të njëjta me të premten.
Më herët, zyrtarët egjiptianë thanë se Hamasi do të lironte 14 pengje të shtunën në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Sipas marrëveshjes, Hamasi do të lirojë një peng izraelit për çdo tre të burgosur të liruar.
Ndërsa Egjipti u shpreh optimist për zgjatjen e armëpushimit në Gaza. Sipas Kajros ka sinjale pozitive nga të gjitha palët për zgjatjen e armëpushimit në Gaza.
“Vendi po zhvillon bisedime të gjera, një zgjatje e armëpushimit mund të çojë në lirimin e më shumë të burgosurve në Gaza dhe të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite", shtoi Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit.
Lini një Përgjigje