TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 17:38

OKB vijon me dërgimin e ndihmave, 20 kamionë të tjerë do të hyjnë sot në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

OKB vijon me dërgimin e ndihmave, 20 kamionë të tjerë do

Një zyrtar i lartë i OKB-së ka njoftuar se 20 kamionë të tjerë me ndihma humanitare do të mbërrijnë sot në Gaza. Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti.

Kujtojmë se, të shtunën, 20 kamionë hynë në Gaza si pjesë e misionit të ndihmës së parë në terren që kur Izraeli vendosi një rrethim total.

Izraeli më pas lejoi të dielën një kolonë të dytë prej 15 kamionësh të hynte në Gaza. Një kolonë e tretë e vogël ndihmash nga Egjipti hyri gjithashtu të hënën.

Ata hynë nga Egjipti përmes kufirit Rafah, si e vetmja rrugë për në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli.

ndihma gaza

Lini një Përgjigje