
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore në spitalet kryesore në veri të Gazës, për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.
OBSH bëri thirrje gjithashtu për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore të nevojshme, duke theksuar se nga mungesa e karburantit qindra pacientë do të vdesin.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim. Më herët sot, OBSH njoftoi se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.
Teksa bombardimet vazhdojnë, numri i të plagosurve rritet. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.
Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat.
Lini një Përgjigje