TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 17:17

Ekzekutimi i radhës nga Putin? Një tjetër ‘bos’ nafte vdes në mënyrë misterioze në Rusi

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i radhës nga Putin? Një tjetër ‘bos’ nafte
Vladimir Nekrasov

Kryetari i prodhuesit të dytë më të madh rus të naftës Lukoil Vladimir Nekrasov raportohet se ka vdekur papritur nga një arrest kardiak në moshën, 66-vjeçare, por pa dhënë asnjë detaj tjetër. 

Kështu njoftoi kompania Lukoli, e cila shtoi se Nekrasov kishte punuar për gati 50 vjet në sektorin e naftës dhe gazit. Ai kishte punuar gjithashtu si Zëvendës-President i Parë i Lukoil dhe këshilltar i presidentit të kompanisë, raporton Reuters.

Lukoil, i kontaktuar nga Reuters, nuk pranoi komente të mëtejshme në lidhje me vdekjen e Nekrasov, duke ngjallur dyshime lidhur me vdekjen e tij. Gjithashtu dhe kreu i mëparshëm i bordit të Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në shtator 2022 pasi ra nga dritarja e spitalit në Moskë, duke lënë pas shumë mistere.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, disa biznesmenë rusë, shumica me lidhje me industrinë e energjisë, kanë vdekur papritur në rrethana të paqarta. Shumica prej tyre kanë qenë kritik lidhur me konfliktin në Ukrainë, gjë që ka lënë dyshime të mëdha se ata mund të jenë vrarë me urdhër të Putinit.

rusi bosi naftës

Lini një Përgjigje