TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 16:55

Putin ‘zhyt’ në errësirë totale kundërshtarin politik, Navalny futet në izolim dhe i hiqet e drejta e komunikimit me jashtë  

Shkruar nga Pamfleti

Putin ‘zhyt’ në errësirë totale kundërshtarin

Opozitari rus, Aleksei Navalny, është vendosur në izolim, një ditë pasi avokatët e tij thanë se autoritetet i kanë hequr të drejtën që të shkruajë materiale, duke i hequr kështu mënyrën e vetme që ai komunikon me botën jashtë.

Përmes një postimi në llogarinë e Navalnyt në X, u tha se kritiku i Kremlinit do të qëndrojë 12 ditë në izolim, pasi një zyrtar i burgut i ka shqiptuar atij dënim për një shkelje. Megjithatë, ende nuk është e qartë se për çfarë shkeljeje bëhet fjalë.

Jam rikthyer në qelinë e ndëshkimit për 12 ditë. Baza e gjithë kësaj është një raport i një oficeri të burgut, në të cilin ai ka shkruar ‘përderisa i kërkova Navalnyt të dilte nga qelia për të marrë një dyshek, ai më poshtëroi dhe më shau’”, shkruhet në postimin e Navalnyt.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha se kjo ishte hera e 21-të që opozitari rus është vendosur në izolim që kur është dërguar në burgun IK-6, 250 kilometra në lindje të Moskës, në gusht të vitit 2022.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, më herët gjatë këtij viti u dënua me 19 vjet burgim dhe u dërgua në një burg famëkeq rus. Ai u gjet fajtor sipas drejtësisë ruse për krijimin e një organizate terroriste. Më herët gjatë këtij muaji, tre nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, përderisa ekipi i tij paralajmëroi se autoritetet ruse duan që të kufizojnë edhe më shumë komunikimin e Navalnyt me botën jashtë.

navalny izolim

Lini një Përgjigje