TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Tetor 2023, 11:44

OKB ngre alarmin: Situata në Gaza po përkeqësohet gjithnjë e më shumë

Shkruar nga Pamfleti

OKB ngre alarmin: Situata në Gaza po përkeqësohet gjithnjë e

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi. Ai u shpreh se numri i civilëve që janë vrarë ose plagosur është “papranueshëm”.

“Situata në Gaza sa vjen e po përkeqësohet. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake. Numri i civilëve që janë vrarë dhe plagosur është krejtësisht i papranueshëm. Bota po përjeton një katastrofë humanitare që po ndodh para syve tanë.

Më shumë se dy milionë njerëzve po u mohohen gjërat thelbësore për jetën, ushqimi, uji, strehimi dhe kujdesi mjekësor ndërkohë që i nënshtrohen bombardimeve të pamëshirshme”, tha Guterres.

okb alarm gaza

Lini një Përgjigje