TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Tetor 2023, 10:55

Putin kërcënon BE-në: Moska do të konfiskojë asetet nëse Brukseli vjedh fondet ruse

Shkruar nga Pamfleti

Putin kërcënon BE-në: Moska do të konfiskojë asetet

Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve të Bashkimit Evropian të cilësuara si jomiqësore, nëse blloku “vjedh” fondet e ngrira ruse me synim që të financojë Ukrainën, tha një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se institucioni që ajo drejton po punon mbi një propozim që të merren disa nga përfitimet që rrjedhin nga asetet e ngrira shtetërore ruse për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin kur të përfundojë lufta.

Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës shtetërore, Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, tha se Moska do të kundërpërgjigjej në një mënyrë që do të ishte më e kushtueshme për bllokun nëse BE-ja ndërmerr veprime ndaj aseteve ruse, shumica prej të cilave mbahen në Belgjikë.

“Një numër i politikanëve evropianë, të udhëhequr nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, edhe një herë kanë nisur që të flasin për vjedhjen e fondeve e ngrira shtetërore ruse në mënyrë që të vazhdojnë militarizimin e Kievit. Një vendim i tillë do të kërkonte një përgjigje simetrike nga Federata Ruse. Në atë rast, shumë më shumë asete që u përkasin shteve jomiqësore do të konfiskoheshin”, tha Volodin, aleati i ngushtë i Putinit.

Von der Leyen u shpreh se vlera e aseteve ruse ishte 211 miliardë euro dhe rikujtoi se blloku ka vendosur që Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës.

Volodin tha se politikanët evropianë po e shqyrtojnë këtë lëvizje “në përpjekje për të mbajtur vendet e tyre të punës dhe për shkak të situatës së dobët financiare që kanë çuar shtetet e tyre”.

 

rusia fonde putin be

Lini një Përgjigje