
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë duke dënuar një sulm vdekjeprurës në një spital në Rripin e Gazës, teksa ka shtuar se spitali ishte i mbushur plot me pacientë të plagosur. Ndërkohë që theksoi se numri i viktimave mund të rritet.
“Spitali ishte funksional, me pacientë, kujdestarë dhe persona të zhvendosur brenda vendit të strehuar atje. Raportet e para tregojnë për qindra viktima dhe të plagosur”, thuhej në deklaratë
Spitali ishte një nga 20 në veri të Rripit të Gazës që përballej me urdhra evakuimi nga ushtria izraelite. Sipas OBSH-së, urdhëri për evakuim ka qenë i pamundur të zbatohet duke pasur parasysh pasigurinë aktuale, gjendjen kritike të shumë pacientëve, mungesën e ambulancave, stafit, kapacitetit të shtratit të sistemit shëndetësor dhe strehimit alternativ për të zhvendosurit.
“OBSH bën thirrje për mbrojtjen e menjëhershme aktive të civilëve dhe kujdesin shëndetësor. Urdhrat e evakuimit duhet të anulohen. E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet, që do të thotë se kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet në mënyrë aktive dhe të mos synohet kurrë”, thuhej në deklaratën e drejtorit të OBSH-së.
Lini një Përgjigje