TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 20:35

Njerëz të gjymtuar, britma dhe kaos/ Publikohen imazhet e tmerrit nga sulmi në spitalin e Gazës (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Njerëz të gjymtuar, britma dhe kaos/ Publikohen imazhet e tmerrit nga

Pamje të shumat po qarkullojnë në internet nga sulmi izraelit në spitalin e Gazës. Në videot e shpërndara nga përdorues të platformës ‘X’ duket qartë momenti i shpërthimit të spitalit.

Ndërkohë disa video të tjera tregojnë rrënojat e sulmit dhe pamjet makabre të sulmit. Njerëz të copëtuar dhe të shpërndarë nëpër zonën përreth spitalit.

Sipas raportimeve të deritanishme, thuhet se numri i viktimave është në 500,por bilanci mund të rritet pasi ende nuk dihet se sa persona ndodheshin brenda asaj pjese të spitalit që goditi raketa.

Izraeli ka pretenduar se nuk ka informacione lidhur me goditjen e spitalit, teksa shtoi se nuk kanë goditur asnjë spital. Ndërkohë Hamasi nga ana tjetër ka dënuar sulmin duke e quajtur atë gjenocid.

Situata mbetet ende e paqartë, por nëse vërtetohet se sulmi ishte izraelit, gjërat do të përkeqësohen për Netanyahun.

hamas sulm gaza

Lini një Përgjigje