
Wafae Shamallakh ka rrëfyer në lot në sy për Sky News sesi i ka humbur 16 anëtarë të familjes që iu vranë në Gazë.
“Dhjetë janë vrarë në të njëjtën kohë”, tha duke përshkruar natën kur forcat izraelite filluan sulmin ajror në Gazë, ku si pasojë vranë tërë familjen e xhaxhait të saj.
“Raketa goditën shtëpinë e xhaxhait tim brenda të cilës gjendej tërë familja”, tha Shamallakh.
Xhaxhai i saj Abdel Naser Shamallakh, 56-vjeç, jeton në një shtëpi të madhe ngjyrë rozë në Sheikh Eleen në jugperëndim të Gazës.
Në natën e 8 tetorit, derisa familjarët po flinin, sulmet izraelite shembën shtëpinë.
Abdel Naser dhe gruaja e tij Soha, pesë fëmijët Ahmed (25), Marwan (22), Mohamed (20) dhe Asad e Yazan (10) si dhe gruaja e dytë Warda dhe tre fëmijët e tyre janë vrarë të njëjtën natë.
“Gjetëm trupin e Muhamed, e më pas të Ahmedit”, tha Wafaa para se të fillonte të qante.
“Pjesa tjetër e familjes… xhaxhai im, Asad, Marwan nuk mund të gjenin asnjë trup”, shtoi ajo.
Lini një Përgjigje