TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 18:53

‘Diktatori’ i Europës nxjerr nga izolimi despotin rus, Orban takon Putinin në Kinë: S’kemi dashur të përplasemi me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

‘Diktatori’ i Europës nxjerr nga izolimi despotin rus, Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban është takuar me presidenti rus, Vladimir Putin të martën në Kinë, duke u bërë lideri i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që takohet fizikisht me presidentin rus që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Të dy udhëheqësit u takuan në Pekin përpara forumit ndërkombëtar mbi një nga politikat të presidentit kinez Xi Jinping.

Takimi i tyre, i cili u fokusua në qasjen e Hungarisë në energjinë ruse, shënoi fundin e afro 20 muajve në të cilët liderët perëndimorë shmangën kontaktin me Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë.

“Hungaria nuk ka dashur kurrë të përplaset me Rusinë, Hungaria gjithmonë ka dashur zgjerimin e kontakteve. Lidhjet dypalëshe midis dy vendeve kanë çaluar për shkak të sanksioneve të BE-së kundër Moskës”, ka thënë Orban.

putin orban

Lini një Përgjigje