TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 18:37

Izraeli shkel ligjet e luftës, sulmon një shkollë nën kontrollin e OKB-së; 6 të vrarë dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli shkel ligjet e luftës, sulmon një shkollë nën

Gjashtë persona janë vrarë pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë të drejtuar nga agjencia e ndihmës UNRWA, pjesë e OKB-së, në Gaza.

Organizata tha se dhjetëra të tjerë u plagosën, duke përfshirë stafin e UNRWA-s dhe "dëmtime të rënda strukturore" u shkaktuan në shkollën në kampin e refugjatëve al-Maghazi.

"Numrat ka të ngjarë të jenë më të larta. Rreth 4,000 njerëz janë strehuar në shkollë”, tha një zyrtare e organizatës.

Agjencia e quajti sulmin "të egër" dhe duke treguar "një shpërfillje flagrante për jetën e civilëve".

"Asnjë vend nuk është më i sigurt në Gaza, madje as objektet e UNRWA", shtoi ajo.

Sulmi izraelit në Gaza po kalon të gjitha rregullat e luftës, ata po sulmojnë spitale, shkolla dhe kampe refugjatësh. Vetëm në dy javë sulme raportohet se 940 fëmijë kanë ndërruar jetë nga sulmet izraelite në Gaza. Ndërkohë dhe 1,032 gra kanë mbetur të vrara që nga 7 tetori, kur Izraeli nis sulmet.

Më herët, ministria palestineze e shëndetësisë tha se të paktën 3,000 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 12,500 të tjerë janë plagosur. Sulmet ende vazhdojnë dhe konflikti duket se është ende shumë larg shuarjes.

izraeli sulmon shkollën

Lini një Përgjigje