TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 17:21

Shkon në 3 mijë numri i viktimave në Gaza, kreu i shërbimit izraelit merr përgjegjësinë për ngjarjet e 7 tetorit

Shkruar nga Pamfleti

Shkon në 3 mijë numri i viktimave në Gaza, kreu i shërbimit

Kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit ka marrë përgjegjësinë për dështimin për të parashikuar sulmin e papritur të Hamasit më 7 tetor.

Gjeneral-major Aharon Haliva shpërndau sot një letër vartësve të tij, ku pranonte dështimet e korpusit dhe merrte përgjegjësinë e plotë.

Ndërkohë numri i njerëzve të vrarë është rritur në të paktën 3,000, tha ministria palestineze e shëndetësisë. Rreth 12,500 persona të tjerë janë lënduar.

Në një përditësim të veçantë në Bregun Perëndimor, ai tha se 61 njerëz ishin vrarë atje dhe 1,250 të plagosur.

Lini një Përgjigje