TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 17:47

Liderët botërorë mësyjnë në Izrael, Scholz mbërrin në Tel Aviv para Biden

Shkruar nga Pamfleti

Liderët botërorë mësyjnë në Izrael, Scholz

Liderët botërorë duket se po të shkojnë vetë në Izrael për të parë nga afër situatën e luftës. Nesër pritet të mbërrijë atje presidenti amerikan Joe Biden, teksa sot ka shkuar kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai u prit nga ministri i Jashtëm Eli Cohen. Kancelari gjermane do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Udhëtimi im në Izrael është një vizitë te miqtë. Gjermania qëndron fort në anën e Izraelit”, shkroi kancelari gjermane në X. Mesazhi i Scholz u botua në hebraisht, gjermanisht dhe anglisht. Scholz shtoi: “Më pas, do të vizitoj Presidentin Al-Sisi në Egjipt. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e popullatës civile në Rripin e Gazës dhe shmangien e një zjarri”.

Lini një Përgjigje