TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 17:51

Pas sulmit në Banjskë, Vuçiç kthen sytë nga aleatët e vjetër; i kërkon ndihmë Putinit, Xi Jinpingut dhe Orbanit

Shkruar nga Pamfleti

Pas sulmit në Banjskë, Vuçiç kthen sytë nga

Nga ajo çfarë Vuçiç zbuloi lidhur me Forumin ekonomik në Kinë, tregoi qartë në cilën anë është pozicionuar Serbia.

Serbia tani më është ulur sërish në ‘prehrin’ e aleatëve të vjetër. Pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator, qëndrimi i BE-SHBA ndryshoi. Perëndimi nisi presionet ndaj Beogradit dhe kërkoi nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Por si gjithmonë, presidenti serb, i cili njihet për ‘lojën me dy porta’, mori një kthesë 180 gradë, duke u rreshtuar krah aleatëve të vjetër Kinë-Rusi.

Në një deklaratë për gazetarët serbë në Pekin, ku po merr pjesë në forumi ndërkombëtar ekonomik dhe politik "Rripi dhe rruga”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi se ka pasur një takim të shkurtër me homologun rus, Vladimir Putin, i cili është sanksionuar nga shumica e shteteve Perëndimore dhe më gjërë.

Vuçiç dukej tepër i emocionuar për takimin, teksa shtoi se Putin rrezatonte energji pozitive. Sipas tij, takimi mes tyre nuk zgjati shumë pasi, presidenti rus kishte bisedime të gjata me presidentin kinez, Xi dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Vuçiç theksoi gjithashtu se ka pasur një bisedë jashtëzakonisht miqësore me presidentin kinez Xi Jinping, për të gjitha temat e rëndësishme. Siç tha ai, është biseduar për Kosovën dhe Metohinë, respektimin e normave juridike ndërkombëtare dhe atë që po kalon Serbia, si dhe aplikimin e standardeve të dyfishta, mosrespektimin e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244.

"Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë. Ne folëm edhe për gjëra të tjera që na duhen. nga bashkëpunimi në të gjitha fushat e ekonomisë, bashkëpunimit ushtarako-teknik”, tha Vuçiç teksa shtoi se për momentin Serbia nuk ka nga kush tjetër të marrë armë më moderne dhe më të sofistikuara.

Ai shtoi se është folur edhe për lidhjen infrastrukturore dhe rritjen e numrit të investimeve kineze. Vuçiç përsëriti se marrëveshja për tregtinë e lirë, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm.

Nga ajo çfarë Vuçiç zbuloi lidhur me Forumin ekonomik në Kinë, tregoi qartë në cilën anë është pozicionuar Serbia./Pamfleti

vuçiç xi jiping putin

Lini një Përgjigje