
Sulmi izraelit në spitalin al-Ahli në qytetin e Gazës është sulmi ajror më vdekjeprurës i Izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008, thotë Mbrojtja Civile Palestineze.
Sipas raportimeve, dyshohet se janë vrarë 500 persona. “Masakra në Spitalin Arab al-Ahli është e paprecedentë në historinë tonë. Ndërsa ne kemi qenë dëshmitarë të tragjedive në luftërat dhe ditët e kaluara, ajo që ndodhi sonte është e barabartë me një gjenocid", tha zëdhënësi Mahmoud Basal.
Ndërkohë Presidenti i Autoritetit Palestinez (PA) Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmeve ajrore izraelite në Spitalin Arab Al-Ahli në Gaza, raporton agjencia zyrtare WAFA.
Fraksione të ndryshme politike u kanë bërë thirrje gjithashtu palestinezëve në Bregun Perëndimor që të vëzhgojnë një grevë komerciale të mërkurën për të protestuar kundër sulmit vdekjeprurës izraelit në spital.
Lini një Përgjigje