
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka anuluar takimin e planifikuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden i cili pritej të mbahej nesër.
Ky vendim sipas disa zyrtarëve të presidencës palestineze, vjen pas sulmit vdekjeprurës të Izraelit në një spital në Gaza, ku mbetën të vrarë mbi 500 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ky vendim mund të shikohet si një shenjë proteste ndaj SHBA-ve, të cilat kanë mbështetur pa kushte sulmin e Izraelit në Gaza. Ky akt i tmerrshëm do të ndryshojë gjithçka, që nga pozicioni i SHBA dhe partnerëve, deri te mbase dënimi i Izraelit për sulmin. Ndërkohë lidhur e rastin, Uashingtoni ende nuk ka reaguar lidhur me sulmin makabër.
Lini një Përgjigje