TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2023, 20:35

Sulmi tragjik në spitalin e Gazës, çfarë do të thotë tani Biden?

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi tragjik në spitalin e Gazës, çfarë do të

Nja ngjarje makabre ka ndodhur sot në Gaza, pasi një spital është bombarduar dhe dyshohet për mbi 500 viktima. Sulmi ka ndodhur pak orë para vizitës së presidentit Biden në Izrael, i cili deri më tani ka përkrahu fushatën e Tel Avivit. Por kjo masakër do e vendosë atë në vështirësi.

Sipas “Al Jazeera”, tani ajo që kemi parë në 24, 36, 48 orët e fundit është një ndryshim i vogël në tonin dhe gjuhën që del nga Shtëpia e Bardhë.

Në fillim të javës, nuk kishte dyshim se ajo që pamë ishte një ton shumë i ashpër që po i bënte jehonë shumë atij të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në orët më të fundit, ajo që kemi parë është më shumë një ndryshim drejt nënvizimit dhe prioritizimit të mbështetjes humanitare dhe sigurimit që njerëzit e Gazës të kenë ushqimin, ilaçet dhe ujin që u nevojiten, duke u siguruar që civilët të kenë një kalim të sigurt jashtë Gazës. Por pas sulmit, pritet që qëndrimet e Biden sa i takon vdekjes së civilëve të jenë më të ashpra.

 

Lini një Përgjigje