
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar sulmin vdekjeprurës të Izraelit në Spitalin Arab Al-Ahli në Gaza.
Me anë të një postim në platformën ‘X’, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për "mbrojtje të menjëhershme të civilëve" dhe që "urdhrat e evakuimit të Izraelit të anulohen".
“OBSH dënon ashpër sulmin ndaj spitalit Al Ahli Arab në veri të Gazës. Raportet e para tregojnë për qindra të vdekur dhe të plagosur. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor dhe për të anuluar urdhrat e evakuimit”, shkruan ai.
.@WHO strongly condemns the attack on Al Ahli Arab Hospital in north Gaza.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 17, 2023
Early reports indicate hundreds of deaths and injuries.
We call for the immediate protection of civilians and health care, and for the evacuation orders to be reversed.#NotATarget
Kujtojmë se në një sulm të ndodhur pak orë më parë në një spital në Gaza, u vranë mbi 500 persona dhe disa të tjerë u plagosën.
Lini një Përgjigje