TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Tetor 2025, 17:45

Nisin bisedimet për paqe në Egjipt, familjet e pengjeve izraelite kërkojnë që Trump të marrë Çmimin Nobel

Shkruar nga Pamfleti

Nisin bisedimet për paqe në Egjipt, familjet e pengjeve izraelite

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit mbi planin e paqes të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Gaza kanë filluar këtë pasdite në vendpushimin egjiptian të Sharm el-Sheikh. Ekipi izraelit drejtohet nga Ron Dermer, ndërsa Khalil al Hayyah kryeson delegacionin e Hamasit.

Hamasi ka thënë se negociatat e tij do të përqendrohen në fazën e parë të një armëpushimi, duke përfshirë tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite, si dhe lirimin e pengjeve që mban në Gaza, në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në paraburgim izraelit.

Nga ana tjetër familjet e disa prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza i kanë kërkuar Komitetit Norvegjez të Nobelit që t'i japë Çmimin Nobel për Paqe Donald Trumpit.

Në një letër drejtuar komitetit, anëtarët e familjes thanë se presidenti amerikan duhet ta marrë çmimin për atë që ata e quajtën kontribute të papara për paqen botërore.

Ata thanë se vendosmëria e Trump për të arritur paqen "e bëri të mundur atë që shumë e quanin të pamundur".

Familjet thanë se Trump e meritonte çmimin për shkak të zotimit të tij për të mos pushuar derisa çdo peng të kthehej në shtëpi dhe sepse asnjë udhëheqës apo organizatë tjetër "nuk ka kontribuar më shumë për paqen në mbarë botën" vitin e kaluar.

Letra thotë se falë planit të paqes të Trump, i cili është aktualisht në negociata, për herë të parë në muaj, shpresojmë që makthi ynë më në fund do të marrë fund.

Trump ka thënë vazhdimisht se e meriton Çmimin e Paqes dhe ka pretenduar se i ka dhënë fund shtatë luftërave .

Lini një Përgjigje