
Protesta sot, cilësohet si më e madhe në Serbi, duke i dhënë një mesazh shumë të qartë presidentit Vuçiç...
Aleksandër Vuçiçit ka filluar t’i dridhet toka nën këmbë. Mbi 100 mijë studentë dhe qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Beogradit, duke mbajtur një prej protestave më masive që janë parë në vend. E titulluar si “15-ta për 15”, marrë shkas nga vdekja e 15 qytetarëve nga shembja e strehës së stacionit në Novi Sad, ndërkohë që sot data shënon 15 mars.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin 'Mbreti Aleksandar', afër Parlamentit të Serbisë. Turma të mëdha njerëzish janë parë në qendër të qytetit, duke mbajtur flamuj të fakulteteve nëpër duar, flamuj të Serbisë, dhe simbole të qyteteve prej nga janë. Protesta nisi në orën 16.00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 21.00.

Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet me probleme edhe në radhët e forcave të rendit.

Mediat serbe raportojnë se një numër efektivesh kanë refuzuar të jenë në protestë, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se nuk do të konfrontohen fizikisht me qytetarët nëse një skenar i tillë bëhet i mundshëm. “Natyrisht që diçka po ndodh në departamentin e policisë. Zakonisht në një tubim të tillë nxirret së pari xhandarmëria. Ne po marrim informacione se disa njësi policore kanë refuzuar të rrahin qytetarët, ose se nuk kanë dashur të dalin në rrugë për të shmangur pjesëmarrjen në një skenar të tillë. Është e qartë se diçka po ndodh në polici”, raporton N1.

Ndërkohë raportohet se sot është arrestuar Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi.
Ai u ndalua nga Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) gjatë një vizite në Serbi, raporton “Vijesti”. Arsyeja dyshohet se ka qenë shpërndarja në rrjetet sociale prej tij e imazheve nga protesta sot në Beograd.
Slavija sad ???????????? pic.twitter.com/ylwbc4pAQh
— Ana Boyer (@BoyerAna) March 15, 2025
Ndërkohë Vuçiç ka rrethuar organet shtetërore me traktorë, forca të shumta policore dhe ushtarake. Ndërkohë ai ka reaguar për mediat duke mos bërë asnjë hap pas.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Od Skupštine do Tehničkih fakulteta ⌛snimljeno oko 15.15 ⛽ pic.twitter.com/BaMSs08VcH
— CRTA (@CRTArs) March 15, 2025
Shembja e një tende në Novi Sad në fillim të nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi protesta masive në Serbi dhe është testi më i madh ende për qeverinë e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Kjo protestë është cilësuar si nisja e “Pranverës Serbe”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje