
Studentët serbë kanë paralajmëruar sot një prej protestave më të mëdha. Ndërkohë mediat vendase kanë publikuar dhe programin e zhvillimeve.
Tubimi kryesor zhvillohet para Asamblesë Kombëtare dhe programi zyrtar do të fillojë në orën 16:00, me një program muzikor njëorësh.
Në orën 17 janë caktuar fjalimet hyrëse, pas gjysmë ore më pas fjalimi “Nuk do të na shkelësh”, dhe në orën 17:40 do të shfaqet videoklipi “Urrejtje/Dashuri”.
Programi vazhdon në orën 18:00 me performancën e korit, pas së cilës edukatorët do të mbajnë fjalimet e tyre në orën 18:30.
Në orën 19:00 do të organizohet një moment heshtjeje për të vrarët në Novi Sad, ndërsa programi muzikor do të vazhdojë në orën 19:30.
Në orën 20:00, organizatorët do të mbajnë një fjalim të titulluar "Fronti Social", i ndjekur 15 minuta më vonë nga diçka e quajtur "Zhurma më e madhe në Serbi".
Fjala përfundimtare është planifikuar për në orën 21:00 dhe në orën 21:20 do të fillojë pastrimi i zonës, shoqëruar me një program muzikor.
Programi shoqërues mbahet në katër pika ku qytetarët mblidhen gjatë gjithë ditës.
Lini një Përgjigje