
Serbia rrezikon të ndizet tym e flakë ditën e sotme. Në orën 16.00 pritet të nisë një prej protestave më masive të ndodhura ndonjëherë dhe incidentet kanë nisur.
Nga pamjet e transmetuara nga mediat serbe, bëhet e ditur se veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë ku si rrjedhojë forca të shumta policore kanë rrethuar të gjithë qendrën. Raportohet gjithashtu se tre persona janë plagosur në një incident në Zharkovë.
Ndërkohë në Beograd një makinë ka tentuar të ndalojë protestuesit duke krijuar edhe tensione të shtuara. Thuhet se janë plagosur 3 persona.
IG @moj_beo_grad_
— Željko Kisa (@ZeljkoKisa) March 15, 2025
UZNEMIRUJUĆE
Upravo pregažena žena u Žarkovu kod vera, vozač pobegao. pic.twitter.com/CY7rFLe0UV
Lini një Përgjigje