TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 13:35

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria përgatiten për tubimin masiv

Shkruar nga Pamfleti

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Sot është paralajmëruar një protestë antiqeveritare në Beograd dhe pritet të jetë më e madhja deri më tani.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët, e cila është shfaqur pas shembjes fatale të stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor, ka mobilizuar shoqërinë serbe në një shkallë të paprecedentë.

Që prej muajit shkurt në qendrat universitare janë zhvilluar disa nga protestat më të mëdha në historinë e vendit, të gjitha krejtësisht paqësore dhe pa incidente. Studentët paralajmëruan kulmin e kësaj faze të protestave në Beograd, ku edhe një herë kërkuan një tubim paqësor.

Ata njoftuan se protestat do të vazhdonin edhe pas të shtunës dhe se do të këmbëngulnin për përmbushjen e kërkesave të tyre deri në llogaridhënie dhe transparencë për tragjedinë e Novi Sadit.

Ditën e djeshme, Vuçiç tha se pas tragjedisë dhe aksidentit të tmerrshëm në Novi Sad u përballëm me demonstrata shkatërruese dhe të dhunshme, në të cilat u tentua të vihej zjarri dhe të pushtohet godina e Bashkisë në Novi Sad.

Çfarë po ndodh në Beograd?

Studentët dhe qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në Beograd ndërsa pritet që në mesditë të nisen drejt Parlamentit të Serbisë për të protestuar. Sipas raportimeve, një numër i madh forcash policore dhe xhandarmërie janë angazhuar në qendër të Beogradit për të siguruar rendin para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

Në një tjetër zhvillim, të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit publik në Beograd janë tërhequr nëpër garazhet e tyre që nga mëngjesi i sotëm dhe nuk do të operojnë gjatë ditës për shkak të protestës.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Protesta ka shkaktuar ndërprerje të transportit dhe ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit për të menaxhuar situatën para dhe gjatë tubimit.

Bëhet me dije se do të ketë dy tubime, para Kuvendit të Serbisë, por edhe te Slavija. Teksa protestuesit po lëvizin drejt qendrës së Beogradit, veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë dhe forca të forta policore janë vendosur në të gjithë qendrën. Disa shprehen se kjo është një protestë historike.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Në bulevardin Mbreti Aleksandra tashmë është ndalur qarkullimi ndërsa mijëra persona ndodhen para fakulteteve teknike, një numër i madh qytetarësh po mbërrijnë në bulevard. Qindra qytetarë me flamuj dhe megafonë janë vërshuar drejt Monumentit të Vukut. Para fakulteteve teknike janë ngritur stendat me ushqime ku studentët dhe qytetarët mund të konsumojnë ushqim.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Qytetarët janë mbledhur edhe në Sheshin e Republikës, ku protesta është parashikuar të zhvillohet në orën 13:00. Mijëra njerëz bllokuan trafikun në rrethrrotullimin afër ndërtesës së komunës së Beogradit të Ri sot. Një numër i madh qytetarësh, kryesisht nga qytete dhe qyteza të tjera ndodhen para Kuvendit duke tentuar t'i afrohen ndërtesës, por "kordonët" e rojeve po i pengojnë. 

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Policia nga ana tjetër po pengon edhe ata që para se të bllokonin hyrjen në Parlament, ndodheshin në pllajën përballë Kuvendit dhe tentuan të hyjnë në Parkun e Pionerit.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Mijëra qytetarë të mbledhur në Fakultetin e Bujqësisë janë nisur drejt rrethrrotullimit në Beogradin e Ri për t'iu bashkuar grupit tjetër. Prej aty, të gjithë së bashku do të drejtohen drejt qendrës së qytetit.

Gjithashtu, një numër i madh policësh ndodhen mes godinës së Presidencës dhe Parkut të Pionerit.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Policia është gjithashtu e grupuar prapa Shtëpisë së Asamblesë Kombëtare. Një protestues iu afrua rojeve dhe i kërcënoi me bomba, ndërsa u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Studentët "trondisin" Beogradin, policia dhe ushtria

Lini një Përgjigje