Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po tregohej “pak sarkastik” kur ai premtoi gjatë fushatës se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përfundonte brenda 24 orëve.
“Isha pak sarkastik kur e thashë këtë. Ajo që në të vërtetë doja të thosha ishte se dua ta zgjidh dhe mendoj se do të kem sukses”, tha Trump gjatë një interviste.
Në maj 2023, Trump i tha CNN: “Ata po vdesin, rusë dhe ukrainas. Unë dua që ata të ndalojnë së vdekuri. Dhe unë do ta përfundoj atë – do ta përfundoj për 24 orë”.
I dërguari i tij i posaçëm, Steve ëitkoff, ishte në Moskë këtë javë për bisedime mbi propozimin e SHBA për një armëpushim, të cilin Ukraina e pranoi.
Lini një Përgjigje