TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 14:45

“Vuçiç i ka orët e numëruara”, gazetari bën deklaratën e fortë: Sot në Beograd do ketë gjakderdhje!

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç i ka orët e numëruara”, gazetari

Nefail Maliqi, gazetar dhe shqiptari i Luginës së Preshevës tha se protesta e madhe e studentëve ditën e sotme në Beograd do sjellë fundin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ai u shpreh se sot në Beograd pritet të ndodhë gjithçka, që nga konfrontimet fizike, gjakderdhja apo grushti i shtetit.

“Sot mund të pritet gjithçka në Serbi, por jo paqe; mund të ketë konfrontime fizike, gjakderdhje, grusht shteti. Kriza politike në Serbi ka arritur pikën e vlimit, protesta sotme në Beograd po konsiderohet si dita D. Protesta  e madhe e studentëve ka nisur me mbledhjen e protestuesve nga të katër anët e Serbisë përkundër presioneve të Vuçiç edhe me anë të ushtrisë…Vuçiç i ka orët e numëruara. Ai mund të përdorë sot grupin  e Banjskës, mes tyre mund të jetë i maskuar edhe Radoiçiç i kërkuar nga Interpol, apo mercenarë rusë”, tha gazetari në një intervistë për Euronews Albania.

Lini një Përgjigje