TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 16:21

Vuçiç në panik/ Shpërndau në Facebook video nga protesta, BIA arreston deputetin malazez që ndodhej për vizitë në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç në panik/ Shpërndau në Facebook video nga

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd.

Ai u ndalua nga Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) gjatë një vizite në Serbi, raporton “Vijesti”. Arsyeja dyshohet se ka qenë shpërndarja në rrjetet sociale prej tij  e imazheve nga protesta sot në Beograd.

Më pas zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane Filip Ivanović njoftoi se Vuković ishte i lirë dhe ishte rrugës për në Mal të Zi. Ai tha se për këtë ishte informuar nga homologu i tij serb Marko Gjuriç.

Mësohets e ai ishte në një vizitë private në Beograd dhje u ndalua teksa po dilte nga hoteli Hilton.

Një burim i “Vijesti” i cili ishte i pranishëm në paraburgimin e Vukoviçit tha se para ashensorit e kanë pritur disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët janë prezantuar si anëtarë të BIA-s dhe e kanë ndaluar atë.

Vukoviqi u tha atyre se ai ishte në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes që ishte atje për arsye shëndetësore.

Vukoviç mbrëmë ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga protesta në Beograd.

Lini një Përgjigje