TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 17:28

Nga sanksionet ndaj Turqisë te lufta në Ukrainë, zbardhet biseda telefonike mes Erdogan dhe Trump

Shkruar nga Pamfleti
Nga sanksionet ndaj Turqisë te lufta në Ukrainë, zbardhet biseda
Erdogan-Trump

Në bisedën telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan diskutoi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdogan i shprehu presidentit amerikan besimin e plotë se si dy vende aleate, Turqia dhe SHBA-ja do të avancojnë bashkëpunimin e tyre në periudhën e re me një frymë solidariteti, me fokus rezultatin dhe me sinqeritet.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidenti turk ka diskutuar çështjen e sanksioneve amerikane CAATSA ndaj Turqisë. Ai ka bërë thirrje për përfundimin e procesit të prokurimit të F-16 dhe rikthimin e pjesëmarrjes së Turqisë në programin F-35, për të forcuar bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të kontribuojnë së bashku për rivendosjen e stabilitetit në Siri, funksionimin e administratës së re dhe heqjen e sanksioneve kundër Sirisë për normalizim.

Erdogan tha gjithashtu se zhvillimet rajonale dhe globale e bëjnë të nevojshme intensifikimin e konsultimeve midis Turqisë dhe SHBA-së për të gjitha çështjet.

Ai vuri në dukje se Turqia mbështet fuqishëm hapat e menjëhershëm të ndërmarra nga presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa shtoi se Turqia, që nga fillimi i konfliktit, ka punuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe siguroi se vazhdojë ta bëjë këtë.

 

Lini një Përgjigje