Kushdo që rrezikon pozitat e carit rus, vdes në mënyrë të mistershme...
Ka pasur një varg vdekjesh të turbullta në Rusi, sidomos që kur nis luftë në Ukrainë. Vdekja më e fundit ishte ajo e opozitarit Alexei Navalny. Pasi u tentua të eliminohej me helmim, ai u dergj burgjeve mbi dy vite dhe dje u gjet i pajetë. Akoma nuk dihet se përse vdiq, teksa Perëndimi akuzoi Putinin. Vdekja e tij i paraprin kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili tentoi një rebelim kundër Putinit, por që u tërhoq.
Vdekjet e mistershme në Rusi
25 shkurt 2022- Alexander Tyulakov, 61 vjeç, një zyrtar i lartë në Gazprom, gjiganti rus energjetik, thuhet se kishte varur veten në një fshat afër Shën Petersburgut.
23 mars 2022- Vasily Melnikov, 43 vjeç, kreu i kompanisë farmaceutike Medstom, u vra me thikë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël në shtëpinë e tyre në Nizhny Novgorod, një qytet në Rusinë qendrore.
18 Prill 2022- Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zëvendës president i Gazprombank, dyshohet se kishte qëlluar gruan e tij Yelena dhe vajzën 13-vjeçare Maria përpara se të kthente armën kundër vetes në apartamentin e tyre luksoz në Moskë.
19 Prill 2022- Sergey Protosenya, 55 vjeç, një menaxher i lartë në gjigantin energjetik të Rusisë Novatek, u raportua se duhej të kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij 18-vjeçare përpara se të vriste veten në shtëpinë e familjes në Spanjë.
3 maj 2022- Andrei Krukovsky, 37 vjeç, kreu i një resorti luksoz skish në pronësi të Gazprom, u tha se kishte vdekur pasi ra nga një shkëmb ndërsa po ecte në jug të Rusisë.
9 maj 2022- Alexander Subbotin, 43 vjeç, një miliarder anëtar i bordit të Lukoil, kompanisë ruse të naftës, vdiq pasi gëlltiti helmin e zhabave që i kishin dhënë dy shamanë, tha policia.
4 korrik 2022- Yuri Voronov, 61 vjeç, një biznesmen me lidhje me Gazprom, u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri pranë një pishine në një pronë luksoze në Shën Petersburg.
1 shtator 2022- Ravil Maganov, 67 vjeç, ishte kryetar i Lukoil, e vetmja kompani ruse e energjisë që ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës. Ai vdiq pasi ra pesë kate nga dritarja e një spitali në Moskë.
10 shtator 2022– Ivan Pechorin, një drejtues i industrisë së aviacionit, u mbyt në ujërat jashtë portit të Vladivostok, pasi dyshohet se ra nga anija e tij.
21 shtator 2022- Anatoly Gerashchenko, 73 vjeç, një ish-drejtues i Institutit të Aviacionit të Moskës, vdiq pasi ra nga një shkallë në institut.
28 shtator 2022- Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, një menaxher i lartë në një filial të Hekurudhave Ruse, u gjet i vdekur në ballkonin e banesës së tij në Moskë, pasi thuhet se qëlloi veten.
23 gusht 2023- Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, vdiq në rrethana misterioze pas rebelimit kundër Putinit. Avioni i tij shpërtheu në ajër.
16 shkurt 2024- Alexei Navalny, vdiq brenda burgut. Ai u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku po kurohej pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajësoi Kremlinin. Ndërsa po vuante një dënim prej nëntë vitesh heqje lirie, në gusht të vitit të kaluar u dënua me 19 vjet burg nën akuzat për ekstremizëm. /Pamfleti
Lini një Përgjigje