
Ai u vra, ai nuk vdiq, ai u vra nga duart e Vladimir Putin...
Një nga pyetjet e shumta që rrethojnë vdekjen e Alexei Navalnyt është pse ndodhi tani, pothuajse tre vjet pasi ai u kthye në Rusi?
William Felix Browder, i njohur më mirë si Bill Browder, shefi ekzekutiv 59-vjeçar dhe bashkëthemelues i kompanisë së fondit të investimeve dhe menaxhimit të aseteve, “Hermitage Capital Management”, dikur investitori më i madh i huaj në Rusi, tha se janë tre arsye pse vdiq të premten politikani rus dhe kritiku i presidentit të Federatës Ruse.
Sipas tij, së pari, Vladimir Putin donte të eliminonte një kundërshtar politik.
Së dyti, ai donte t’u tregonte rusëve se nëse kundërshtoni Putinin, do të përballeni me vdekjen.
Dhe së treti, u dërgoi një mesazh atyre që ishin ulur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku liderët botërorë u takuan për të diskutuar çështjet e mbrojtjes, se Putin mund të “kapërcejë çdo vijë të kuqe”.
Megjithëse Browder ishte më parë një mbështetës i Putinit, qeveria ruse e futi në listën e zezë kompaninë e tij në v2005 dhe e karakterizoi atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
“Të shikosh dikë që e njihja, që e respektoja, me të cilin punoja, të vritej në dritën e diellit ishte një tronditje e madhe për sistemin. Le të mos i grisim fjalët këtu - ai u vra, ai nuk vdiq, ai u vra nga duart e Vladimir Putin", tha ai raporton “Sky News”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje